Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8875, DATË 4.4.2002 “PËR ROJËN BREGDETARE SHQIPTARE

Ligji nr. 9788, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9788
Data e miratimit
19 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 6 gusht 2007
Hyn në fuqi
21 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2007-08-06

LIGJ

Nr.9788, datë 19.7.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8875, DATË 4.4.2002 “PËR ROJËN

BREGDETARE SHQIPTARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8875, datë 4.4.2002 “Për Rojën Bregdetare Shqiptare”, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

Varësia e Rojës Bregdetare

1. Roja Bregdetare varet nga Ministria e Mbrojtjes. Për drejt imin e operacioneve të Rojës

Bregdetare Shqiptare krijohet Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

Në situata operacionale luftarake në kohë paqeje apo lufte, drejtimi e komandimi i Rojës

Bregdetare Shqiptare bëhet nga autoritetet ushtarake.

2. Roja Bregdetare bashkëvepron me institucione dhe subjekte shtetërore ose private, që kanë

interesa në det.

3. Mënyra e bashkëveprimit të Rojës Bregdetare me institucionet shtetërore, që kanë interesa

në det, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Plani i zhvillimit të kapaciteteve të Rojës Bregdetare Shqiptare miratohet nga Këshilli i

Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes. Plani hartohet në bashkëpunim me institucionet e

përfshira në nenin 32 të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 ''Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë””.

Neni 2

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 4/1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.