PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDACIONIT HANNS - SEIDEL TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË”
Ligji nr. 9781, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9781
- Data e miratimit
- 19 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9781, datë 19.7.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDACIONIT HANNS -
SEIDEL TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Fondacionit HANNS-SEIDEL të Republikës Federale të Gjermanisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5437, datë 31.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
FONDACIONIT HANNS-SEIDEL TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni Hanns -Seidel, Mynih,
Republika Federale e Gjermanisë, këtej e tutje referuar si Pala shqiptare dhe Fondacioni;
duke njohur rëndësinë e veprimtarisë së organizatave dhe institucioneve kombëtare dhe
ndërkombëtare me karakter publik dhe privat në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe me synimin
për nxitjen e kulturës dhe pjesëmarrjes demokratike dhe solidaritetit ndërkombëtar;
duke vlerësuar kontributin e Fondacionit për ndërtimin dhe zgjerimin e demokracisë, ngritjen
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.