PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
Ligji nr. 9790, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9790
- Data e miratimit
- 19 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9790, datë 19.7.2007
PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj parashikon parimet dhe procedurat për marrjen e masave mbrojtëse, kur një produkt importohet në sasi të mëdha, duke shkaktuar dëm ose kërcënuar për dëm serioz prodhuesin vendas të produkteve të ngjashme ose të produkteve konkurruese, në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe parimet e procedurat për rregullimin e këtij dëmi apo kërcënimi për dëm, me kusht që këto masa të jenë të përkohshme dhe të kufizuara, në përputhje me shkallën e dëmit apo të kërcënimit për dëm dhe me detyrimet ndërkombëtare e interesat e vendit tonë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Dëmi” është dëmi pasuror ose kërcënimi për dëm, që i shkaktohet industrisë së vendit, apo pengimi i krijimit të industrisë së vendit;
b) “Ministria” është ministria, që mbulon fushën e tregtisë;
c) “Hetim” është shqyrtimi për të përcaktuar ekzistencën, shkallën dhe efektin e importeve të produktit në sasi të mëdha dhe në kushte të tilla, duke shkaktuar dëm ose kërcënuar për dëm serioz prodhuesin vendas të produkteve të ngjashme ose të produkteve konkurruese, në mënyrë të drejtpërdrejtë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.