Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9787, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9787
Data e miratimit
19 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 6 gusht 2007
Hyn në fuqi
21 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2007-08-06

LIGJ

Nr.9787, datë 19.7.2007

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në fund të nenit 47 të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar,

shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Përjashtimisht këtij rregulli, në shoqëritë me kapital të përbashkët, për kapitalin shtetëror, që

i përgjigjet pasurive të paluajtshme të shoqërisë, që i janë njohur ose kthyer ish- pronarëve, sipas

legjislacionit në fuqi, ortaku shtetëror zëvendësohet nga ish -pronari në të drejtat e tij mbi pjesën

takuese të këtij kapitali. Transferimi i pjesëve të kapita lit në favor të ish -pronarit, i cili zëvendëson

shtetin në të drejtat e tij mbi këtë pjesë kapitali, bëhet me akt noterial, sipas procedurave të

parashikuara në ligj.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekr etin nr.5442, datë 31.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.