PËR RATIFIKIMIN E “KONTRATËS PËR BLERJEN E AKSIONEVE TË SHOQËRISË ANONIME “ALBTELECOM””
Ligji nr. 9785, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9785
- Data e miratimit
- 19 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2007-08-06
2941
LIGJ
Nr.9785, datë 19.7.2007
PËR RATIFIKIMIN E “KONTRATËS PËR BLERJEN E AKSIONEVE TË SHOQËRISË
ANONIME “ALBTELECOM””
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Kontrata për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Albtelecom””, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5440, datë 31.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
ALBTELECOM SHA
KONTRATË PËR BLERJE AKSIONESH
TIRANË, 19.6.2007
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
DHOMA E NOTERËVE TIRANË
Nr.3454 Rep.
Nr.1187 Kol.
KONTRATË PËR BLERJE AKSIONESH
Sot, më datë 19.6.2997, në Tiranë, përpara meje noterit Julian Zhelegu , Noter i Dhomës së
Noterëve, Tiranë, u paraqitën përfaqësuesit e palëve të mëposhtme:
Shteti Shqiptar përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e
Republikës së Shqipërisë, me seli në Tiranë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit ”, e përfaqësuar nga
Shkëlqesia e Tij, Ministri z. Genc Ruli (më poshtë referuar si “Shitësi”ose “Ministria”),
dhe
CETEL Çalik Enerji Telekomünikasyon Hizmetleri A.S, një shoqëri e krijuar sipas ligjeve të
Republikës së Turqisë (më poshtë “CETEL”), me seli në Keresteciler Sitesi Fatih Caddesi Selvi Sokak
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.