PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998 “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9794, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9794
- Data e miratimit
- 23 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9794, datë 23.7.2007
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998 “PËR
KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:
Neni 1
Në nenin 7 paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:
“Mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e
punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të
zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Ai është i detyr uar të kontrollojë librin e kantierit dhe është
përgjegjës për saktësinë, vërtetësinë e dokumenteve dhe cilësinë e punimeve të ndërtimit.”.
Neni 2
Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:
a) Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Zbatimi i punimeve të ndërt imit kryhet vetëm nga persona juridikë, privatë ose publikë,
vendas apo të huaj, të pajisur me licencën përkatëse, për zbatim punimesh ndërtimore.”.
b) Fjalia e parë e paragrafit të dytë ndryshohet si më poshtë:
“Zbatuesi i punimeve mban përgjegjësi dhe është i detyruar të realizojë punimet e ndërtimit,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.