PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 9795, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9795
- Data e miratimit
- 23 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9795, datë 23.7.2007
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003 “PËR
PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Avokati ushtron profesionin e ti j individualisht ose në bashkëpunim me avokatë të tjerë,
pasi është pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit dhe është regjistruar në organet tatimore.
Avokatët mund të organizohen në zyra avokatie, të cilat regjistrohen në organet tatimore.”.
Neni 2
Në nenin 5, në fund të pikës 1 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Në çdo rast, avokati, në ushtrimin e profesionit, identifikohet me numrin e lejes së ushtrimit
të profesionit, si dhe kodin fiskal të tij apo të zyrës së avokatisë ku bën pjesë.”.
Neni 3
Në nenin 24, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
“2/1 Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë miraton hapjen e zyrës së avokatisë,
pas regjistrimit të saj në organet e regjistrimit të biznesit, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.”.
Neni 4
Në nenin 25, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.