PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8744, DATË 22.2.2001 “PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9797, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9797
- Data e miratimit
- 23 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2007-08-06
1
LIGJ
Nr.9797, datë 23.7.2007
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8744, DATË 22.2.2001 “PËR TRANSFERIMIN E
PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NJËSIVE TË QEVERISJES
VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të
shtetit njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, pas nenit 8 shtohet neni 8/ a me këtë
përmbajtje:
“Neni 8/a
Revokimi i transferimit të pronësisë
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit që mbulon pushtetin vendor, revokon
transferimin e së drejtës së pronësisë kur:
a) prona nuk i shërben më realizimit të funksioneve ose shërbimeve, të njohura me ligj
nga njësitë e qeverisjes vendore;
b) prona, që ka kaluar në pronësi të qeverisjes vendore, përfshihet në fushën e veprimit
të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5452, datë 31 .7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.