Ligj

PËR MASAT ANTIDUMPING DHE KUNDËRBALANCUESE

Ligji nr. 9796, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9796
Data e miratimit
23 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 104, 6 gusht 2007
Hyn në fuqi
21 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2007-08-06

LIGJ

Nr.9796, datë 23.7.2007

PËR MASAT ANTIDUMPING DHE KUNDËRBALANCUESE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj parashikon rregullat për procedurat dhe kushtet e përcaktimit e të zbatimit të masave antidumping ose kundërbalancuese, për mbrojtjen e industrisë dhe të prodhimit vendas, kur dëmtohen dhe pengohen nga praktikat e pandershme të tregtisë ndërkombëtare, me anë të importeve të dumpuara apo të subvencionuara.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Çmim i eksportit” është çmimi i paguar ose i pagueshëm për produktin, kur shitet për eksport, nga vendi eksportues në Republikën e Shqipërisë.

2. “Dëmtim” është dëmi pasuror, që i shkaktohet industrisë shqiptare, kërcënimi për dëmtim apo pengimi i industrisë shqiptare.

3. “Ministria” është ministria që mbulon tregtinë, e ngarkuar për zbatimin e këtij ligji.

4. “Hetim” është procesi i shqyrtimit për të përcaktuar praninë, shkallën dhe efektin e importeve të dumpuara ose të subvencionuara.

5. “Industria shqiptare” është tërësia e prodhuesve shqiptarë të produkteve të ngjashme ose vetëm ajo pjesë e prodhuesve, produkti i përbashkët i të cilëve përbën pjesën më të madhe të prodhimit të përgjithshëm vendas të këtyre produkteve.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.