PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMITË PYJORE KRASTË - KRUJË DHE SHËMRI - BRRET, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA “ANTEA CEMENT” SHA
Ligji nr. 9793, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9793
- Data e miratimit
- 23 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9793, datë 23.7.2007
PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMITË PYJORE KRASTË - KRUJË DHE SHËMRI - BRRET, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA “ANTEA CEMENT” SHA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Parcelat pyjore, që do të përdoren nga “Antea Cement” sh.a. për ndërtimin e fabrikës së çimentos, me sipërfaqe 65,75 ha, për karierë flyshi, me sipërfaqe prej 58,95 ha dhe karierë gëlqerorësh, me sipërfaqe prej 99,76 ha, të cilët ndodhen në ekonomitë pyjore Kastë – Krujë dhe Shëmri - Brret, gjithsej 224,46 ha, të hiqen nga fondi pyjor kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelave 1 e 3 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 2
Të përcaktohen në terren dhe në harta kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që përftohen nga heqja e sipërfaqeve të këtyre parcelave, sipas nenit 1 të këtij ligji, si dhe të përfundojnë procedurat e pagesave, sipas tabelës 2 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 3
Brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji “Antea Cement”, sh.a. do të pyllëzojë 250 ha pyje në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.