PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9791, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9791
- Data e miratimit
- 23 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9791, datë 23.7.2007
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen shtesat si më poshtë:
1. Në fund të pikës 21 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Për zbatimin e Protokollit të Kiotos pyll vlerësohet edhe sipërfaqja e tokës me një grup të dendur drurësh pyjorë, me sipërfaqe më të madhe se 0,1 ha, me shkallë mbulimi jo më të vogël se 30 për qind dhe me potencial për të arritur lartësi më të madhe se 3 metra, kur pylli ka arritur maturinë në kushte in-situ.”.
2. Pas pikës 30 shtohen pikat 31, 32 e 33 me këtë përmbajtje:
“31. “Ministria” është ministria përgjegjëse për pyjet.
32. “Ministër” është ministri përgjegjës për pyjet.
33. “Pyll komunal” është pylli në pronësi apo në përdorim të organeve të qeverisjes vendore.”.
Neni 2
Në nenin 5 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Plani i mbarështimit të pyjeve shtetërore shqyrtohet nga komisioni teknik pranë Drejtorisë së Politikave Pyjore, i ngritur me urdhër të ministrit. Plani miratohet nga ministri.”.
2. Pas pikës 4 shtohen pikat 5 e 6 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.