PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMITË PYJORE KRASTË - KRUJË DHE SHËMRI - BRRET, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA "CEMENTOS AGUILA" SHPK
Ligji nr. 9792, datë 23 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9792
- Data e miratimit
- 23 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9792, datë 23.7.2007
PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMITË PYJORE KRASTË - KRUJË DHE SHËMRI - BRRET, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA "CEMENTOS AGUILA" SHPK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDSI:
Neni 1
Parcelat pyjore, që do të përdoren nga "Cementos Aguila" sh.p.k. për ndërtimin e fabrikës së çimentos, me sipërfaqe 22,2 ha dhe për karierë gëlqerorësh, me sipërfaqe prej 113,5 ha, që ndodhen në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri - Brret, gjithsej 135,7 ha, të hiqen nga fondi pyjor kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelave 1 e 2 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 2
Të përcaktohen në terren dhe në harta kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që përftohen nga heqja e sipërfaqeve të këtyre parcelave, sipas nenit 1 të këtij ligji, si dhe të përfundojnë procedurat e pagesave, sipas tabelave 1 e 2 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 3
Brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, "Cementos Aguila" sh.p.k. do të pyllëzojë 150 ha pyje në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.