Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”

Ligji nr. 9800, datë 10 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9800
Data e miratimit
10 shtator 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 22 shtator 2007
Hyn në fuqi
7 tetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2007-09-22

LIGJ

Nr.9800, datë 10.9.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 “PËR

PROKURIMIN PUBLIK”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

a) në pikën 2, pas fjalëve “janë kontratat për shërbime” shtohet fjala “publike”;

b) pika 2 bëhet pika 3;

c) pika 3 bëhet pika 2;

ç) në pikën 20 rreshti i parë hiqen fjalët “me negocim dhe pa njoftim publik”.

Neni 2

Në nenin 9 rreshti i dytë parafjala “për” zëvendësohet me parafjalën “me”.

Neni 3

Në nenin 12 pika 5 fjalia e dytë, pas fjalës “mbështetje” shtohen fjalët “në formën e këshillave

dhe të udhëzimeve”.

Neni 4

Në nenin 13 pika 2, pas shkronjës “k” shtohet shkronja “l” me këtë përmbajtje:

“l) kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet me ligj.”

Neni 5

Në nenin 19 pika 2 rreshti i parë fjala “pagat” hiqet.

Neni 6

Në nenin 21 pika 2 shkronja “c” fjala “të pasuksesshëm” zëvendësohet me fjalën “të

suksesshëm”.

Neni 7

Në nenin 29 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) në fund të pikës 4 shtohen fjalët “sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj”;

b) në pikën 5 fjala “blerjet” zëvendësohet me fjalën “prokurimet”.

Neni 8

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.