PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.147 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE, 1976”, SI DHE TË PROTOKOLLIT TË VITIT 1996 TË KONVENTËS “PËR TRANSPORTIN TREGTAR”
Ligji nr. 9809, datë 27 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9809
- Data e miratimit
- 27 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 137, 19 tetor 2007
- Hyn në fuqi
- 3 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2007-10-19
LIGJ
Nr.9809, datë 27.9.2007
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.147 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE, 1976”, SI DHE TË PROTOKOLLIT TË VITIT 1996 TË KONVENTËS “PËR TRANSPORTIN TREGTAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa nr.147 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për standardet minimale për anijet tregtare, 1976”, si dhe Protokolli i vitit 1996 të Konventës “Për transportin tregtar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5486, datë 10.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
KONVENTA ILO (NR.147) MBI STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE
(Gjenevë, 29 tetor 1976)
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës:
e mbledhur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mbajtur në sesionin e gjashtëdhjetë e dytë, më 13 tetor 1976; dhe
duke iu referuar dispozitave të rekomandimeve të angazhimit të detarëve (Mjetet e huaja lundruese), 1958 dhe kushteve sociale dhe rekomandimeve të sigurisë së jetës (të detarëve), 1958; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.