Ligj

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ANTEA CEMENT” SHA”

Ligji nr. 9813, datë 1 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9813
Data e miratimit
1 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 19 tetor 2007
Hyn në fuqi
3 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2007-10-19

LIGJ

Nr.9813, datë 1.10.2007

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ANTEA CEMENT” SHA”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet “Marrëveshja minerare e shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Antea Cement” sha”, miratuar me vendimin nr.519, datë 25.7.2007 të Këshillit të Ministrave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5490, datë 10.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE MINERARE E SHFRYTËZIMIT

E lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e përfaqësuar nga Ministri, z.Genc Ruli dhe

Antea Cement SHA, shoqëri e themeluar në bazë të legjislacionit shqiptar me vendimin nr.36120, datë 7.7.2006, me seli në Rr. “Luigj Gurakuqi”, pallati 89, seksioni A, kati 10, Tiranë, e përfaqësuar ligjërisht për negociimin dhe nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje nga z.Eleftherios Gkaris, Drejtor i Përgjithshëm,

duke pasur parasysh që:

- Në kuadrin e zhvillimit ekonomik të vendit, Qeveria Shqiptare i ka dhënë prioritet zhvillimit të zonave industriale lidhur me aktivitetin minerar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.