PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË FEDERALE AUSTRIAKE PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR”
Ligji nr. 9811, datë 1 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9811
- Data e miratimit
- 1 tetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 137, 19 tetor 2007
- Hyn në fuqi
- 3 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2007-10-19
LIGJ
Nr.9811, datë 1.10.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË FEDERALE AUSTRIAKE PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Federale Austriake për bashkëpunimin policor”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5488, datë 10.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË FEDERALE AUSTRIAKE MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria Federale Austriake, të quajtura në vazhdim Palë Kontraktuese:
- duke synuar të kontribuojnë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe;
- të sigurt se bashkëpunimi në luftën ndaj krimit ndërkombëtar është me rëndësi për të dy shtetet;
- të shqetësuar nga rreziku i përhapjes së tregtimit ilegal të drogave dhe substancave psikotrope dhe të formave të tjera të krimit ndërkombëtar, që vënë në rrezik sigurinë ose interesa të tjera thelbësore të të dy shteteve;
- me qëllimin për të koordinuar aktivitetet e tyre në luftën kundër krimit ndërkombëtar të organizuar dhe migracionit ilegal;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.