Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE MALLRAVE”

Ligji nr. 9810, datë 1 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9810
Data e miratimit
1 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 19 tetor 2007
Hyn në fuqi
3 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2007-10-19

LIGJ

Nr.9810, datë 1.10.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR

TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE MALLRAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Min istrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe

mallrave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5487, datë 10.10.20 07 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË

UDHËTARËVE DHE MALLRAVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Sllovenisë, këtu

e tutje të referuara si Palë Kontraktuese:

me dëshirën për të kontribuar për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis

dy vendeve;

të vendosur për të nxitur bashkëpunimin e transportit rrugor në kuadër të ekonomisë së tregut;

të shqetësuar për mbrojtjen e mjedisit dhe njerëzve, përdorimin racional të energjisë, sigurinë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.