Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8788, DATË 7.5.2001 “PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE”

Ligji nr. 9814, datë 4 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9814
Data e miratimit
4 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 138, 19 tetor 2007
Hyn në fuqi
3 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2007-10-19

LIGJ

Nr.9814, datë 4.10.2007

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8788, DATË 7.5.2001 “PËR ORGANIZATAT

JOFITIMPRURËSE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, neni 40 ndryshohet si më

poshtë:

“Neni 40

Lehtësimi dhe përjashtimi nga detyrimet fiskale

Organizatat jofitimprurëse, pavarësisht nga format e organizimit, qëllimi që ndjekin dhe

veprimtaritë që ushtrojnë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, që realizojnë nga dhurimet dhe

kuotat e anëtarësisë.

Të ardhurat e realizuara duhet të destinohen për veprimtari, për të cilat organizata është

regjistruar, në rast të kundërt, veprimtaria vlerësohet fitimprurëse dhe i nënshtrohet tatimit.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5491, datë 10.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.