Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”

Ligji nr. 9815, datë 8 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9815
Data e miratimit
8 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 142, 24 tetor 2007
Hyn në fuqi
8 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2007-10-24

LIGJ

Nr.9815, datë 8.10.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për lehtësimin e lëshimit të vizave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5492, datë 16.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KOMUNITETIT EUROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

MBI LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE

Komuniteti Europian këtu i quajtur “Komuniteti”,

dhe

Republika e Shqipërisë,

që këtu quhen Palët;

duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) ndërmjet Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, që u nënshkrua, më 12 qershor 2006 dhe që tashmë rregullon marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë;

duke riafirmuar qëllimin e bashkëpunimit të ngushtë brenda kuadrit të MSA-së ekzistuese për liberalizimin e regjimit të vizave ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në pajtim me përfundimet e Samitit BE-Ballkan Perëndimor, të mbajtur në Selanik, më 21 qershor 2003;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.