Ligj

Për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Ligji nr. 9817, datë 22 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9817
Data e miratimit
22 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 148, 6 nëntor 2007
Hyn në fuqi
21 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 148, datë 2007-11-06

LIGJ

Nr.9817, datë 22.10.2007

PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton objektivat, masat dhe programimin e politikave bujqësore e të zhvillimit rural, të shërbimeve publike bujqësore, të kërkimit dhe trajnimit profesional, si dhe bazën e të dhënave dhe informacionin për politikat në sektorët e bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Bujqësia” është veprimtaria ekonomike, e cila ka si objektiv prodhimin e ushqimit për njerëzit, të ushqimit për blegtorinë, të bimëve industriale dhe të karburanteve bio, si dhe të produkteve të tjera, nëpërmjet kultivimit sistematik të bimëve dhe mbarështimit të kafshëve.

2. “Fermë” është njësia ekonomike bazë në bujqësi dhe në veprimtaritë ekonomike që lidhen të. Është një sipërfaqe toke apo veprimtari që kryesisht i kushtohet prodhimit dhe menaxhimit të ushqimit ose prodhimit blegtoral.

3. “Produkt bujqësor” është një produkt bimor apo shtazor, i cili prodhohet në fermë, si dhe produktet që rrjedhin nga faza e parë e përpunimit të këtij produkti bimor apo shtazor.

4. “Produkt agroushqimor” është produkti bujqësor dhe produkte të tjera ushqimore të përpunuara.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.