Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”

Ligji nr. 9816, datë 22 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9816
Data e miratimit
22 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 148, 6 nëntor 2007
Hyn në fuqi
21 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 148, datë 2007-11-06

LIGJ

Nr.9816, datë 22.10.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005

“PËR SPORTIN”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9376, datë 21.4.2005 “Për sportin” bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 3 bëhet ky ndryshim dhe kjo shtesë:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Veprimtari sportive” janë të gjitha format e veprimtarive fizike e sportiv e, të cilat, nëpërmjet

pjesëmarrjes së organizuar apo të rastësishme, synojnë shprehjen ose përmirësimin e aftësive fizike e

psikike, zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore ose arritjen e rezultateve sportive në garat e të gjitha

niveleve, duke respektuar shpirtin sportiv dhe duke vlerësuar ndershmërinë sportive. Veprimtari sportive

janë veprimtaritë konkrete, të zhvilluara në një formë, kohë apo vend të caktuar.”.

2. Pas pikës 14 shtohen pikat 15 e 16 me këtë përmbajtje:

“15. “Sport amator” është veprimtaria sportive, ku pjesëmarrësit, për përgatitjen dhe përfaqësimin

në të, mbështeten te vullnetarizmi.

16. “Sport profesionist” është veprimtaria sportive, ku pjesëmarrësi, për përgatitjen dhe

përfaqësimin në të, trajtohet financiarisht.”.

Neni 2

Në nenin 7, në fund të pikës 5 shtohen fjalët “dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN” · 9816 · jus.al