PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS UNAZË TË DETIT TË ZI”
Ligji nr. 9820, datë 25 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9820
- Data e miratimit
- 25 tetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 13 nëntor 2007
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2007-11-13
LIGJ
Nr.9820, datë 25.10.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS UNAZË TË DETIT TË ZI”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Memorandumi i mirëkuptimit për zhvillimin e bashkërenduar të autostradës unazë të Detit të Zi”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5499, datë 1.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Shtojca IV e BS/SOM/R(2006)4
Draft
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS UNAZË TË DETIT TË ZI
Qeveritë e shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), këtu të referuara si Palët:
me dëshirën për të forcuar bashkëpunimin e shteteve anëtare të BEDZ-it në promovimin e transportit ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të pasagjerëve, e konsideruar tejet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të tyre;
duke besuar se një plan i bashkërenduar i rehabilitimit dhe ndërtimit të rrugëve është thelbësor për vendosjen dhe zgjerimin e lidhjeve ndërmjet BE-së, vendeve të Detit të Zi dhe vendeve aziatike dhe nevojitet për të plotësuar kërkesat e trafikut ndërkombëtar në të ardhmen;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.