Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS PËR BASHKËPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKNIK”

Ligji nr. 9819, datë 25 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9819
Data e miratimit
25 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 13 nëntor 2007
Hyn në fuqi
28 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2007-11-13

LIGJ

Nr.9819, datë 25.10.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS

PËR BASHKËPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKNIK”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Republikës së Argjentinës për bashkëpunimin shkencor dhe teknik”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 5498, datë 1.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI SHKENCOR DHE TEKNIK

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS

SË ARGJENTINËS

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Argjentinës, duke dëshiruar

të konsolidojnë dhe forcojnë më shumë marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve dhe të interesuara

për të zhvilluar bashkëpunimin shkencor dhe teknik me përfitim reciprok,

ranë dakord si më poshtë:

Neni 1

Palët angazhohen për të nxitur dhe lehtësuar zhvillimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknik.

Neni 2

Format dhe kushtet e bashkëpunimit, të cilave u referohet kjo Marrëveshje, do të vendosen me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.