Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9396,DATË 12.5.2005 “PËR QIRANË FINANCIARE”

Ligji nr. 9823, datë 29 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9823
Data e miratimit
29 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 13 nëntor 2007
Hyn në fuqi
28 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2007-11-13

LIGJ

Nr.9823, datë 29.10.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9396,

DATË 12.5.2005 “PËR QIRANË FINANCIARE”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 28 pikat 2 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:

“2. Qiradhënësi mund të zgjidhë kontratën e qirasë nëpërmjet njoftimit me shkrim ose t'i kërkojë me shkrim qiramarrësit të paguajë shumën e plotë të papaguar të pagesave, bashkë me kamatëvonesat, edhe kur qiramarrësi shlyen pagesën e parë, por pas saj nuk shlyen qoftë edhe njërën nga pagesat e tjera të qirasë, me gjithë kamatëvonesën, brenda 20 ditëve kalendarike nga afati i përcaktuar në kontratë për kryerjen e asaj pagese.

5. Qiradhënësi, që kërkon ta zgjidhë kontratën e qirasë, për shkaqet e parashikuara në pikat 3 dhe 4 të këtij neni, detyrohet të njoftojë qiramarrësin me shkrim. Njoftimi i dërgohet qiramarrësit brenda 7 ditëve kalendarike para fillimit të procedurës së rimarrjes së sendit, duke i dhënë mundësi qiramarrësit të shlyejë pagesën e qirasë ose të përmbushë ndonjë detyrim tjetër.”.

Neni 2

Në nenin 29 pika 2 shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:

“b) qiramarrësi të ketë njoftuar me shkrim qiradhënësin për mospërmbushjen dhe ajo nuk është ndrequr brenda 1 muaji nga marrja e njoftimit me shkrim.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.