Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT (ICCAT)

Ligji nr. 9822, datë 29 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9822
Data e miratimit
29 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 153, 16 nëntor 2007
Hyn në fuqi
1 dhjetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2007-11-16

LIGJ

Nr.9822, datë 29.10.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE

PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT (ICCAT)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të

Atlantikut (ICCAT).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 5507, datë 6.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTA NDËRKOMBËTARE PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT

Hyrje

Qeveritë, përfaqësuesit e autorizuar të të cilave kanë nënshkruar, duke marrë në konsideratë

interesat e tyre të përbashkëta mbi popullimet e peshkut ton dhe peshqve të tjerë të ngjashëm me peshkun

ton që gjenden në oqeanin Atlantik dhe duke dashur të bashkëpunojnë për mirëmbajtjen e popullatave të

këtyre peshqve në nivele që do të lejonin zëniet maksimale të qëndrueshme për ushqim dhe qëllime të tjera,

vendosën të lidhin një Konventë për Ruajtjen e Peshkut Ton dhe peshqve të ngjashëm me të në oqeanin

Atlantik dhe për këtë qëllim kanë rënë dakord si vijon:

Neni 1

Zona në të cilën do të zbatohet kjo Konventë, këtu e referuar si “Zona e Konventës”, do të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.