Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PROJEKTIN “NDËRTIMI I BANESAVE ME QËLLIM SOCIAL””

Ligji nr. 9821, datë 29 tetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9821
Data e miratimit
29 tetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 153, 16 nëntor 2007
Hyn në fuqi
1 dhjetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2007-11-16

LIGJ

Nr.9821, datë 29.10.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PROJEKTIN “NDËRTIMI I BANESAVE ME QËLLIM SOCIAL””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja kuadër e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për projektin “Ndërtimi i banesave me qëllim social””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5506, datë 6.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Projekti i 4-rt me ndryshimet e 20 majit 2007

F/P 1580 (2006)

MARRËVESHJE KUADËR HUAJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS

Këshilli i Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Financave (këtu quhet Huamarrësi), nga njëra anë,

dhe

Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Organizatë Ndërkombëtare, Paris (këtu quhet CEB):

- duke pasur parasysh kërkesën e bërë nga Qeveria anëtare e Shqipërisë, datë 13 tetor 2006;

- duke pasur parasysh rezolutën e Këshillit Administrativ të CEB-it: 1480 (2004);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.