Për disa ndryshime në ligjin nr.9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”
Ligji nr. 9825, datë 1 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9825
- Data e miratimit
- 1 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 13 nëntor 2007
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2007-11-13
LIGJ
Nr.9825, datë 1.11.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9290, DATË 7.10.2004
“PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 fjalia e tretë riformulohet si më poshtë:
“Procedurat e vlerësimit dhe të vërtetimit të konformitetit, në përp uthje me specifikimet
teknike, kryhen sipas nenit 12 të ligjit nr. 9779, datë 16.07.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat
thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”.
2. Pika 2 riformulohet si më poshtë:
“2. Organet e caktuara për vërtetimin e konformitetit caktohen sipas nenit 14 të ligjit nr.
9779, datë 16.07.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e
konformitetit të produkteve joushqimore”.
Neni 2
Në nenin 20 pikat 1 e 2 fjalët “Policia e Ndërtimit” zëvendësohen me fjalët “Inspektorati
Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
Neni 3
Në nenin 22 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 shfuqizohet.
2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Njoha e deklarimeve dhe e miratimeve të sistemeve të huaja bëhet në përputhje me nenin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.