PËR AKREDITIMIN E ORGANIZMAVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9824, datë 1 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9824
- Data e miratimit
- 1 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 13 nëntor 2007
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2007-11-13
LIGJ
Nr.9824, datë 1.11.2007
PËR AKREDITIMIN E ORGANIZMAVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton rregullat për krijimin dhe funksionimin e sistemit të akreditimit të
organizmave të vlerësimit të konformitetit, fushat ku kryhet akreditimi dhe rolin e akreditimit në
procedurat e autorizimit të organizmave të vlerësimit të konformitetit në sferën e detyrueshme.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akreditim” është veprimtaria e një pale të tretë, që ka për qëllim shprehjen zyrtare të
kompetencës së provuar të një organizmi të vlerësimit të konformitetit, për të kryer detyrat e
përcaktuara në fushën e vlerësimit të konformitetit.
2. “Organizëm akreditues” është organizmi i ngarkuar me ligj për të kryer akreditimin.
3. “Certifikatë akredit imi” është një dokument ose një tërësi dokumentesh zyrtare, që
deklarojnë akreditimin për një fushë të përcaktuar.
4. “Simbol i akreditimit” është një simbol i miratuar nga organizmi akreditues, i cili përdoret
nga organizmat e vlerësimit të konformitetit të akredituar për të treguar akreditimin e tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.