PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998“PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE NË NDËRTIM” TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9826, datë 1 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9826
- Data e miratimit
- 1 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 13 nëntor 2007
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2007-11-13
LIGJ
Nr.9826, datë 1.11.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998
“PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE NË NDËRTIM”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 9, fjalia e parë e paragrafit të parë ndryshohet si më poshtë:
“Për të gjitha objektet e përkufizuara në nenin 3, zbatuesi i punimeve duhet të njoftojë në
seksionin e urbanistikës dhe inspektoratin ndërtimor e urbanistik, në nivel bashkie/komune/qarku,
përpara fillimit të punimeve.”.
Neni 2
Në nenin 15 fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë:
“Gjobat vendosen nga kryeinspektori i inspektoratit ndërtimor e urbanistik të
bashkisë/komunës/qarkut, me propozimin e inspektorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”.
Neni 3
Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
Kundër vendimit të dënimit me gjobë lejohet ankimi administrativ dhe gjyqësor, sipas
rregullave dhe afateve të përcaktuara në dispozitat ligjore në fuqi. Ankimi administrativ dhe gjyqësor
kundër vendimit të gjobës së inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut nuk
pezullon ekzekutimin e tij.”.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.