PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9827, datë 5 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9827
- Data e miratimit
- 5 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 13 nëntor 2007
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2007-11-13
LIGJ
Nr.9827, datë 5.11.2007
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE
SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË
PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kush tetutës, me propozimin e deputetes Arenca
Trashani,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që
kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, bëhet kjo shtesë:
Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shkronja “a”, pas fjalës “Kryetarit të Këshillit të Ministrave” shtohen fjalët
“zëvendëskryetarët e Kuvendit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekr etin nr. 5514, datë 12.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.