Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9741, DATË 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9832, datë 12 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9832
Data e miratimit
12 nëntor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 153, 16 nëntor 2007
Hyn në fuqi
16 nëntor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2007-11-16

4451

LIGJ

Nr.9832, datë 12.11.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9741, DATË 21.5.2007

“PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pikat 1 e 2 dhe 84 pika 4 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 6, fjalia e dytë e pikës 3 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 20 pika 1 shkronja “a”, pas fjalës “rektori” shtohen fjalët “drejtori i qendrës

ndëruniversitare”.

Në fund të kësaj pike shtohet fjalia:

“Drejtori i qendrës ndëruniversitare është autoriteti drejtues i qendrës, i cili e përfaqëson atë dhe

vepron në emër dhe për llogari të saj.”.

Pika 2 e këtij neni ndryshohet si më poshtë:

“2. Autoritetet drejtuese rektor/dekan në institucionet publike të arsimit të lartë duhet të kenë të

paktën titullin “Profesor i asociuar” ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve

perëndimore dhe me përvojë akademike në këto universitete.”.

Neni 3

Në nenin 21, në fillim të pikës 5 shtohen fjalët “Drejtori i qendrës ndëruniversitare dhe”.

Neni 4

Në nenin 23 pika 1 ndryshohet si më poshtë:

"1. Organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë zgjidhen për një

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.