Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PLOTËSUES TË KONVENTAVE TË GJENEVËS TË 12 GUSHTIT 1949 PËR MIRATIMIN E NJË SIMBOLI PLOTËSUES, DALLUES

Ligji nr. 9828, datë 12 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9828
Data e miratimit
12 nëntor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 157, 30 nëntor 2007
Hyn në fuqi
15 dhjetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 157, datë 2007-11-30

LIGJ

Nr.9828, datë 12.11.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PLOTËSUES TË

KONVENTAVE TË GJENEVËS TË 12 GUSHTIT 1949 PËR MIRATIMIN E NJË SIMBOLI

PLOTËSUES, DALLUES

Në mbështetje të neneve 78 , 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin plotësues të konventave të Gjenevës të 12

gushtit 1949 për miratimin e një simboli plotësues, dallues, të miratuar në Gjenevë më 8 dhjetor 2005.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 5520, datë 20.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

PROTOKOLLI PLOTËSUES I KONVENTAVE TË GJENEVËS TË 12 GUSHTIT 1949 NË LIDHJE

ME MIRATIMIN E NJË SIMBOLI PLOTËSUES DALLUES

Protokolli III

Gjenevë, 8 dhjetor 2005

Hyrje

Palët e Larta Kontraktuese,

(PP1) Duke ripohuar dispozitat e konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 (në veçanti nenet

26, 38, 42 dhe 44 të Konventës së Parë të Gjenevës dhe, atje ku është e zbatueshme, protokollet e tyre

plotësuese të 8 qershorit 1977 (në veçanti nenet 18 dhe 38 të protokollit plotësues dhe nenin 12 të

protokollit plotësues II), në lidhje me përdorimin e simboleve dalluese,

(PP2) Me dëshirën për të plotësuar dispozitat e lartpërmendura, në mënyrë që të rriten vlerat e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.