Ligj Nr.150-1 Dt.13.11.2007
Ligji nr. 150, datë 13 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 150
- Data e miratimit
- 13 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 13 nëntor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2007-11-13
4383
NDREQJE GABIMI
Në Fletoren Zyrtare nr. 54/2007, në ligjin nr. 9716, datë 16.4.2007 “Për disa ndryshime në
ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat ”, të ndryshuar në nenin 11 “Kalimi i së
drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme”, në pikën 1 në fjalinë e fundit, bëhet kjo ndreqje:
Ishte:
1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, tokë e ndërtesa, tatohet me 10
për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e shkëmbimit të së
drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë
rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në paragrafin e dytë të nenit 2 të këtij ligji.
Bëhet:
1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, tokë e ndërtesa, tatohet me 10
për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e shkëmbimit të së
drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë
rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në paragrafin 2 të këtij ligji.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.