PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 “PËR KONTROLLIN FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9835, datë 22 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9835
- Data e miratimit
- 22 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 165, 10 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 25 dhjetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2007-12-10
LIGJ
Nr.9835, datë 22.11.2007
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8215, DATË 9.5.1997 “PËR KONTROLLIN
FINANCIAR TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA
PUBLIKU I GJERË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.8215, datë 9.5.1997 “Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë, që
kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të ndryshuar, në nenin 2 paragrafi i parë, fjalët “pranë Këshillit të
Ministrave” zëvendësohen me fjalët “në varësi të Ministrit të Financave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5531, datë 4.12.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.