PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN OPSIONAL TË KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR SHITJEN E FËMIJËVE, PROSTITUCIONIN DHE PORNOGRAFINË ME FËMIJË
Ligji nr. 9834, datë 22 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9834
- Data e miratimit
- 22 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 165, 10 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 25 dhjetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2007-12-10
LIGJ
Nr.9834, datë 22.11.2007
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN OPSIONAL TË KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR SHITJEN E FËMIJËVE, PROSTITUCIONIN DHE PORNOGRAFINË ME FËMIJË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së “Për të drejtat e fëmijëve”, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë, bërë më 25.5.2000.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5530, datë 4.12.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Protokoll opsional
i konventës për të drejtat e fëmijëve në lidhje me shitjen e fëmijëve, prostitucionin me fëmijë dhe pornografinë me fëmijë
Shtetet Palë në këtë Konventë,
duke qenë se, për të arritur më tej qëllimet e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe zbatimin e dispozitave të saj, sidomos të neneve 1, 11, 21, 32, 33, 34, 35 dhe 36 do të ishte i nevojshëm zgjerimi i masave që Shtetet Palë duhej të ndërmerrnin me qëllim që të garantonin mbrojtjen e fëmijëve nga shitja, prostitucioni dhe pornografia me ta;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.