PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN OPSIONAL TË KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE NË KONFLIKTE TË ARMATOSURA
Ligji nr. 9833, datë 22 nëntor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9833
- Data e miratimit
- 22 nëntor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 165, 10 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 25 dhjetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2007-12-10
LIGJ
Nr.9833, datë 22.11.2007
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN OPSIONAL TË
KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR PËRFSHIRJEN E
FËMIJËVE NË KONFLIKTE TË ARMATOSURA
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kusht etutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin Opsional të Konventës së OKB -së “Për të
drejtat e fëmijëve”, për përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura, bërë më 25.5.2000.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5529, datë 4.12.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
PROTOKOLL OPSIONAL
I KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË LIDHJE ME PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE
NË KONFLIKTE TË ARMATOSURA
Shtetet Palë në këtë protokoll:
të shtyra nga mbështetja e gjerë për Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve, që demonstron
përkushtimin e gjerë që ekziston për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;
duke ripohuar se të drejtat e fëmijëve kërkojnë mbrojtje të veçantë, dhe duke bërë apel për
përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së fëmijëve pa dallim, si dhe për zhvillimin dhe edukimin e
tyre në kushte paqeje dhe sigurie;
të shqetësuara nga efekti i dëmshëm dhe i gjerë i konflikteve të armatosura mbi fëmijët dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.