Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996“PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9837, datë 3 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9837
Data e miratimit
3 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 21 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
5 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2007-12-21

LIGJ

Nr.9837, datë 3.12.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996

“PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 61 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Në paragrafin e dytë bëhen këto ndryshime:

a) fjalia e parë riformulohet si më poshtë:

“Për shkeljet e parashikuara në nenet 14 pika 1 shkronja “ë”, 24 paragrafi i parë dhe i dytë, 47, 48,

49 dhe 50 të këtij ligji, kundërvajtësi dënohet nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në

përputhje me legjislacionin në fuqi, në varësi të shkallës së shkeljes, me:”;

b) shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) gjobë 500 000 lekë;”;

c) shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:

“b) pezullim të veprimtarisë deri në 10 ditë, në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm

për marrjen e vendimit, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e rezervave ujore;”.

2. Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:

“Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar paraqet kërkesën për heqjen e licencës

profesionale, personale e të shoqërisë pranë organit përkatës, në rast të ndërtimit pa leje, të shfrytëzimit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.