PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE “ING BANK N.V.” PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË””
Ligji nr. 9842, datë 10 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9842
- Data e miratimit
- 10 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9842, datë 10.12.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE “ING BANK N.V.” PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Holandeze “ING Bank N.V.”, për financimin e projektit “Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë”” në shumën 12 447 524 (dymbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e katër) euro.
Neni 2
Kredia i nënhuazohet Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Vlorë, sipas kushteve: periudha e maturimit 12 vjet, përfshirë 3 vjet periudhë grace, pa pagesë principali dhe interesi. Interesi për periudhën grace do të kapitalizohet dhe do t’u shtohet detyrimeve të shlyerjes së principalit.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5564, datë 27.12.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
PROJEKTMARRËVESHJE FINANCIARE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.