PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË””
Ligji nr. 9841, datë 10 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9841
- Data e miratimit
- 10 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9841, datë 10.12.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe ORET NL për financimin e projektit “Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë”” në shumën 13 788 476 (trembëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) euro.
Neni 2
Granti i transferohet Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Vlorë, nëpërmjet marrëveshjes së grantit, që do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kësaj ndërmarrjeje.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5563, datë 27.12.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE GRANTI
AL00012
ME VLERË 1 108 976 EURO
DATË ..... ..... 2007
Të nënshkruarit:
1. Stichting ORET, me zyrë të regjistruar në Hagë, (këtu referuar si ORET.nl); dhe
2. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, (këtu referuar si “Përfituesja e grantit”),
Ndërsa:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.