PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT USHTARAK NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË”
Ligji nr. 9839, datë 10 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9839
- Data e miratimit
- 10 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9839, datë 10.12.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT USHTARAK NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË
TURQISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozi min e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e grantit ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5561, datë 27.12.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE USHTARAKE GRANT
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë,
duke riafirmuar dhe njëherë marrëdhëniet e tyre të gjata miqësore;
duke iu referuar Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e trajnimit ushtarak, teknikës dhe
shkencës, datë 29.7.1992 dhe Marrëveshjes së bashkëpunimit dhe trajnimit ushtarak të datës 19.11.1992;
me qëllim forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe kontributit për ristrukturimin e Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.