PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9843, datë 17 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9843
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 180, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9843, datë 17.12.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998
“PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 17 paragrafi i parë, fjalët “drejtori i Policisë së Ndërtimit ose një punonjës i
propozuar prej tij” zëvendësohen me fjalët “inspektori i inspektoratit ndërtimor e urbanistik të
bashkisë/komunës/qarkut, i propozuar nga kryeinspektori i këtij inspektorati”.
Neni 2
Në nenin 22 pika 14 ndryshohet si më poshtë:
“14. Njofton brenda 5 ditëve inspektoratin ndërtimor e urbani stik të bashkisë/komunës/qarkut
për marrjen e masave përkatëse, kur vëren shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, që kanë të
bëjnë me KTP-në, KTZ-në dhe shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Për rastet kur gjatë akteve të
kontrollit vëren shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, njofton në mbledhjen më të afërt KRRT -në, e
cila merr menjëherë në shqyrtim këto shkelje. KRRT -ja vendos miratimin ose jo të ndryshimeve në
projekt dhe njofton inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/q arkut për marrjen e
vendimit përkatës.”.
Neni 3
Në nenin 22/1 pika 13 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.