Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9848, datë 17 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9848
Data e miratimit
17 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
1 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9848, datë 17.12.2007

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “ Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në kreun V, në nenin 57, pas pikës së fundit të paragrafit të parë shtohet një pikë me këtë përmbajtje:

“ - Kur fatura tatimore, e lëshuar nga blerësi për shitësin fermer, nuk përmban të dhënat e përcaktuara në pikën 2 të nenit 58/4 të këtij ligji.” .

Neni 2

Në kreun VI, pas nenit 58 shtohen nenet 58/1, 58/2, 58/3 dhe 58/4, si më poshtë:

“Neni 58/1

Skema e kompensimit të fermerëve

1. Për fermerët, të cilët, në kuadër të veprimtarisë së tyre, në njërën nga fushat e prodhimit bujqësor e blegtoral, furnizojnë me këto produkte një person të tatueshëm, sipas kuptimit të këtij ligji, zbatohet skema e kompensimit të akorduar. Ministri i Financave, në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për bujqësinë e blegtorinë, përcakton me udhëzim listën e produkteve të përfshira në këtë skemë.

2. Kompensimi i akorduar i paguhet shitësit fermer nga blerësi, person i tatueshëm, përkundrejt furnizimeve të kryera.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.