PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2” SHPK DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT TË TOKËS BUJQËSORE, TË PËRCAKTUAR NË KËTË MARRËVESHJE, NË TOKË PËR SHFRYTËZIM MINERAR”
Ligji nr. 9847, datë 17 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9847
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 180, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9847, datë 17.12.2007
PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2” SHPK DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT TË TOKËS BUJQËSORE, TË PËRCAKTUAR NË KËTË MARRËVESHJE, NË TOKË PËR SHFRYTËZIM MINERAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet “Marrëveshja minerare e shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “GENER 2” sh.p.k.”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Sipërfaqes së tokës bujqësore, brenda koordinatave të përcaktuara në ankesin nr.1 të kësaj marrëveshjeje, t’i ndryshojë destinacioni nga tokë bujqësore në tokë për shfrytëzim minerar.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5569, datë 4.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE MINERARE E SHFRYTËZIMIT
E lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e përfaqësuar nga z. Kristo Rodi, Drejtor i Përgjithshëm, i autorizuar nga Ministri z.Genc Ruli.
dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.