Ligj

PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMINË PYJORE KRASTË-KRUJË, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA SHOQËRIA "GENER 2” SHPK

Ligji nr. 9846, datë 17 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9846
Data e miratimit
17 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9846 datë 17.12.2007

PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMINË PYJORE KRASTË-KRUJË, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA SHOQËRIA "GENER 2” SHPK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE

VENDOSI:

Neni 1

Për parcelat pyjore, që do të përdoren nga shoqëria "GENER 2" shpk për:

1. ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe tullave të lehtësuara, me sipërfaqe 11,67 ha;

2. karierë guri gëlqeror, me sipërfaqe 127,42 ha;

3. karierë argjile, me sipërfaqe prej 55,78 ha;

gjithsej 194,87 ha, të cilat ndodhen në ekonominë pyjore Krastë-Krujë, sipas tabelave 1 e 2 dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij ligji, të veprohet si më poshtë:

a) sipërfaqja për ndërtimin e fabrikës të hiqet nga fondi pyjor kombëtar;

b) sipërfaqet, që do të përdoren për kariera, të mbeten në fondin pyjor kombëtar, duke u regjistruar në zërin kadastral sipërfaqe joprodhuese pyjore.

Neni 2

Të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që përftohen nga heqja dhe ndryshimi i zërit kadastral të këtyre parcelave, sipas nenit 1 të këtij ligji, si dhe të përfundojnë procedurat e pagesave të sipërfaqes totale prej 194,87 ha, sipas vendimit nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave".

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.