Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006 “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”

Ligji nr. 9845, datë 17 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9845
Data e miratimit
17 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9845, datë 17.12.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006 “PËR

PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA

KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA

ME LIGJ”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të

pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 pika 1, pas fjalëve “Këshilli i Lartë i Drejtësisë” shtohen fjalët “Avokati i

Prokurimeve”.

Neni 2

Në lidhjen nr.1, që përmendet në nenin 4, bëhen këto ndryshime:

a) në klasifikimin “F”, pika 5 shfuqizohet;

b) në klasifikimin “E”, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Anëtarët e Komisionit të Konkurrencës 0,55”.

c) në klasifikimin “d”, pas pikës 8 shtohet pika 9 me këtë përmbajtje:

“9. Avokati i Prokurimeve 0,6”.

Neni 4

Dispozitë kalimtare

Për Avokatin e Prokurimeve, ky ligj i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të tij.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 5567, datë 4.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.