Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport
Ligji nr. 9876, datë 14 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 tetor 2014.
- Numri
- 9876
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 29 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2008-02-29
LIGJ
Nr.9876, datë 14.2.2008
PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E
BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE,
TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj synon promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për zëvendësimin e nënprodukteve të naftës për sektorin e transportit, për të kontribuar në përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra, në kuadër të Protokollit të Kiotos për ndryshimet klimatike, si dhe për të siguruar furnizimin e promovimin me burime energjetike të rinovueshme, nëpërmjet nxitjes e kultivimit të bimëve energjetike, për të mbrojtur mjedisin.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet në veprimtaritë e prodhimit dhe të përdorimit të biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, të cilat, në formë të pastër ose të përzier, në përqindje të caktuar me nënprodukte të tjera të rafinimit të naftës bruto, përdoren në sektorin e transportit për motorë me djegie të brendshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 tetor 2014 · 143/2014 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.