Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar
Ligji nr. 9882, datë 28 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9882
- Data e miratimit
- 28 shkurt 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 19 mars 2008
- Hyn në fuqi
- 3 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2008-03-19
LIGJ
Nr.9882, datë 28.2.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003
“PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në fund të pikës 12 shtohen fjalët “Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, drejtoritë rajonale të kulturës kombëtare, Fototeka “Marubi”, Muzeu i Artit Mesjetar Korçë, Galeria Kombëtare e Arteve, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit”.
2. Pikat 5 e 22 shfuqizohen.
3. Pas pikës 34 shtohet pika 35 me këtë përmbajtje:
“35. “Zonë-muze” është njësia territoriale brenda qytetit, me vlera muzeale, e cila përbëhet nga një grup objektesh me vlera të rëndësishme kulturore.”.
Neni 2
Pikat 3 e 4 të nenit 5 shfuqizohen.
Neni 3
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.