Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve
Ligji nr. 9885, datë 3 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9885
- Data e miratimit
- 3 mars 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 44, 25 mars 2008
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2008-03-25
LIGJ
Nr.9885, datë 3.3.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003
“PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKIMEVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 10, në fund të shkronjës “a” shtohen fjalët “ose në seksionin e përgjimeve të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, sipas rastit”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në fund të pikës 1 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:
“Proceset teknike të përgjimit, për llogari të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, realizohen nëpërmjet seksionit të tyre të përgjimeve, të atashuar në sektorin e përgjimeve në SHISH.”.
b) Në pikën 2, pas fjalëve “Punonjësit e sektorit të përgjimeve në SHISH” shtohen fjalët “dhe punonjësit e seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, të atashuar në sektorin e përgjimeve në SHISH”.
c) Në pikën 3, pas fjalëve “sektori i përgjimeve në SHISH” shtohen fjalët “dhe seksioni i përgjimeve të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.