Ligj

PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ligji nr. 9887, datë 10 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 shtator 2014.

Numri
9887
Data e miratimit
10 mars 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 44, 25 mars 2008
Hyn në fuqi
9 prill 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2008-03-25

LIGJ

Nr.9887, datë 10.3.2008

PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.

Neni 2

Parim i përgjithshëm

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Të dhëna personale” është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.

2. “Të dhëna sensitive” është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 26 prill 2012 · 48/2012 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
  2. 18 shtator 2014 · 120/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.