Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, të ndryshuar

Ligji nr. 9888, datë 10 mars 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9888
Data e miratimit
10 mars 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 44, 25 mars 2008
Hyn në fuqi
9 prill 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2008-03-25

LIGJ

Nr.9888, datë 10.3.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8328,

DATË 16.4.1998 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE

ME BURGIM”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:

“PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Neni 2

Në fund të nenit 2 shtohen fjalët “si dhe të paraburgosurit.”.

Neni 3

Neni 3 shfuqizohet.

Neni 4

Në nenin 8, paragrafi i fundit shfuqizohet.

Neni 5

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

a) Titulli ndryshohet e bëhet “Rehabilitimi social”.

b) Fjala “riedukimin” zëvendësohet me fjalët “rehabilitimin social”.

Neni 6

Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:

a) Pas fjalëve “Institute të veçanta” shtohen fjalët “Institucion paraburgimi”.

b) Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Krijimi, klasifikimi dhe mbyllja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale me burgim apo seksioneve të veçanta në këto institucione bëhen me urdhër të ministrit të Drejtësisë.”.

Neni 7

Në nenin 13, paragrafi i dytë shfuqizohet.

Neni 8

Neni 14 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 14

Burgu i sigurisë së zakonshme

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.